Saturday, September 29, 2012
Veshjet më të bukura të të gjitha kohëve të çmimeve “Emmy”
Sa herë që vjen radha për ndarjen e çmimeve prestigjioze “Emmy”, një vëmendje
e madhe u kushtohet edhe veshjeve të të famshmeve.

Ylli i serisë “Ugly Betty”, America Ferrera, demonstroi vijat e trupit të saj në vitin 2007,
derisa kishte veshur një fustan “Monique Lhuillier”. Me këtë rast, Ferrera kishte përdorur stoli
“Lorraine Schwartz”.

Për paraqitjen e saj të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy”,
në vitin 2008 aktorja e filmit “Lipstick Jungle”, Brooke Shields, kishte zgjedhur
një fustan 'Badgley Mischka”, të cilin e kishte shoqëruar me stoli “Fred Leighton.

Aktorja e filmit “Butter”, Olivia Wilde, kishte bërë përshtypje të madhe me fustanin e saj
“Marchesan” me stolitë “Kwiat” dhe me këpucët “Jimmy Choo” në ceremoninë e ndarjes
së çmimeve “Emmy” të vitit 2009.
e madhe u kushtohet edhe veshjeve të të famshmeve.
Ja cilat veshje konsiderohen si më të bukurat e të gjitha kohërave, gjatë këtij evenimenti.

Pasi që u bë e ditur se vuante nga kanceri i gjirit dhe pas heqjes së të
dy gjinjve në vitin 2008, aktorja e filmit “Samantha Who?” Christina Applegate
ishte parë duke ecur mbi tepihun e kuq me një fustan të mrekullueshëm “Reem Acra”.

Pasi që u bë e ditur se vuante nga kanceri i gjirit dhe pas heqjes së të
dy gjinjve në vitin 2008, aktorja e filmit “Samantha Who?” Christina Applegate
ishte parë duke ecur mbi tepihun e kuq me një fustan të mrekullueshëm “Reem Acra”.

Ylli i serisë “Ugly Betty”, America Ferrera, demonstroi vijat e trupit të saj në vitin 2007,
derisa kishte veshur një fustan “Monique Lhuillier”. Me këtë rast, Ferrera kishte përdorur stoli
“Lorraine Schwartz”.

Për paraqitjen e saj të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy”,
në vitin 2008 aktorja e filmit “Lipstick Jungle”, Brooke Shields, kishte zgjedhur
një fustan 'Badgley Mischka”, të cilin e kishte shoqëruar me stoli “Fred Leighton.

Aktorja e filmit “Butter”, Olivia Wilde, kishte bërë përshtypje të madhe me fustanin e saj
“Marchesan” me stolitë “Kwiat” dhe me këpucët “Jimmy Choo” në ceremoninë e ndarjes
së çmimeve “Emmy” të vitit 2009.
Çfarë të hani për mëngjes?
Sipas qëndrimit të “American Dietetic Association”, mëngjesi i mirë përfshin qumështin light ose produktet e qumështit si burim të mirë proteinave e kalciumit, pjekurina integrale ose drithëra, pemë ose lëng pemësh dhe disa vitaminave dhe mineraleve.
Proteinat sigurojnë ndjenjë më të gjatë te ngopjes çka ju parandalon të konsumoni karbohidrate të pashëndetshme. Si burim i proteinave, përveç qumështit dhe produkteve të qumështit, mund të shërbejnë edhe gjalpi i kikirikut, vezët dhe bimët bishtajore, por edhe pijet me proteina.
Largohuni nga mishi i përpunuar me përqindje të lartë të yndyrave; më mirë merrni produkte nga mishi pulës ose furia që janë të pasura me acide yndyrore omega-S.
Largohuni nga drithërat e përpunuara, shurupet, kremrave me të cilat lyhet buka dhe buka e bardhë sepse bazohen në karbohidrate “të shpejta”, të cilat treten për një kohë shumë të shkurtër dhe ju lënë të uritur brenda disa orësh.
Kështu për shembull, në vend të lyerjes së ëmbël dhe bukës së bardhë, më mirë merrni bukë integrale, nxeheni në toster dhe lyeni me xhem - kështu do të përmbushni nevojën për ëmbëlsi, por me më pak sheqerna të pashëndetshme.

Edhe një ide për adhuruesit e gjërave të ëmbla është qulli i tërshërës me fruta të freskëta malore dhe arrore, me shtesa eventuale të mjaltit ose sheqerit të kaftë.
Mungesë ngrohjeje në kryeqytet edhe këtë dimër
Furnizimi me ngrohje qendrore duket se edhe këtë vit do të jetë problem kryesor për QKUK-në, por edhe për konsumatorët e tjerë të Termokosit, pasi që zyrtarë nga ky institucion kanë bërë të ditur edhe këtë sezon po ballafaqohen me probleme financiare.
Ata kanë premtuar se QKUK-ja do të ketë përparësi në furnizim me ngrohje dhe për këtë do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë teknike ekzistuese. Mirëpo, megjithatë kanë përmendur edhe vështirësitë, duke thënë se Termkosi, po ballafaqohet më vështirësi financiare, të cilat mund të ndikojnë edhe në furnizimin me mazut.
“Ditë më parë është nënshkruar edhe kontrata me operatorin ekonomik që do të furnizojë ngrohtoren me mazut për këtë sezon ngrohëse, mirëpo problem krucial, për fillimin e sezonit ngrohës, paraqet bllokimi i kontos financiare për shkak të një borxhi prej një milion euro që Termokosi i ka mbetur borxh një operatori ekonomik që ka furnizuar Termokosin me mazut në vitin 2009. Si pasojë ai është ankuar në gjykatë dhe gjykata ka vendos që t’i paguhet borxhi dhe në të kundërtën do të bllokohen kontot gjë që ka ndodhur”, ka thënë për Kosovapress, Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse në ngrohtoren e qytetit të Prishtinës.
Ajo ka bërë të ditur se ashtu si në vitin e kaluar edhe këtë vit Termokosin po e përcjellin vështirësitë financiare, mirëpo ka shtuar se për nevojat e QKUK-së do të lëshohet në disponim ngrohtorja afër hapësirave të QKUK-së, e cila për prodhimin e energjisë ngrohëse shfrytëzon lëndën djegëse naftë. Mirëpo, në anën tjetër drejtori i QKUK-së, Njazi Gashi, ka deklaruar se marrëveshjet e arritura një vit më parë mes QKUK-së dhe Termokosit për furnizim me ngrohje nga kjo e fundit mbetën në fuqi, porse shton se benefiti nga këto marrëveshje ka qenë zero, pasi që QKUK-ja ka shpenzuar shuma të majme parash për ngrohje me anë të linjës së veçantë me naftë.
Zyrtarë të Termokosit tregojnë se inkasimi për këtë vit ka arritur rreth 70 për qind më i lartë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mirëpo ende nuk është në nivelin e duhur, pasi që rreth 17 milionë euro borxhe janë të grumbulluara nga konsumatorët, 14 milionë prej të cilave janë borxhe të konsumatorëve banesor dhe rreth tre milionë janë borxhe të subjekteve afariste.
Sipas përllogaritjeve për furnizim të konsumatorëve me ngrohje nevojiten 14.256 tonelata mazut, por duke pasur parasysh buxhetin e limituar dhe pamundësinë për mbulimin e shpenzimeve për këtë sasi janë planifikuar 10.000 ton mazut, të cilat Termokosit do t’i kushtonin rreth tetë milion euro.
Gjatë sezonit së fundit ngrohëse 2011-2012 për prodhimin e energjisë ngrohëse Termokosi ka shpenzuar rreth 5.100 ton mazut.
Vetëm QKUK-së, ngrohja alternative me naftë, dimrin e kaluar, i ka kushtuar hiç më pak se 10 mijë euro vetëm për një ditë, ose nëse llogarisim tërë sezonin i bie që QKUK-ja, për ngrohjen e pacientëve do të shpenzojë përafërsisht dy milionë euro.
“Për bisedimet, duhet të vendosë populli”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon që qytetarët të japin vendimin e tyre nëse duan ose jo bisedime politike me Serbinë. Sipas tij, kjo do të realizohej përmes referendumit, ku qytetarët do të shpreheshin në lidhje me këtë proces, pasi nuk mjafton më vetëm pajtueshmëria e Kuvendit ose e partive politike.
“Përgjigjja, në qoftë se hyhet në bisedime të reja, duhet të merret përmes referendumit, sepse nuk shoh më asnjë arsye që të rihapen bisedimet me një shtet, me të cilin ne i kemi mbyllur bisedimet dhe që të shtrohet çështja e rregullimit të Kosovës në qoftë se ajo është zgjidhur një herë”, citon Top-Channel fjalët e Mustafës.
Sipas kreut të LDK-së, problemi më i madh tani për tani është se askush nuk po tregon se çfarë do të bisedohet me Serbinë, përveç dëgjimit të disa deklaratave që thonë se bisedimet do të shkaktojnë vendime të rënda, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.
“Problemi tani për tani është se askush nuk po tregon se çfarë do të bisedohet. Ndërkaq kemi deklarata shumë të renda se bisedimet do të shkaktojnë vendime të rënda edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Unë nuk jam ithtar i asaj që LDK do të jetë pjesë e atyre vendimeve të rënda, sepse vendimet e rënda ne i kemi marrë në Vjenë me rastin e aprovimit të pakos së Ahtisaarit, që ka qenë shumë e dhimbshme për arsye se kemi një situatë e cila duket qartë se nuk po funksionon mirë”, ka theksuar kryetari i partisë më të madhe opozitare.
Mustafa ka përsëritur se është në favor që të bisedohet me Serbinë vetëm si “një shtet me shtetin tjetër”, për përparimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e politike.
Fytyra e kampionit
Juventusi është treguar mjaft bindës në fitoren prej 4-1 kundër Romës, në ndeshjen kryesore të javës së gjashtë në Serie A.
Zonja e Vjetër e fitoi ndeshjen që në pjesën e parë pas një performance mbresëlënëse.

Nuk kaluan shumë minuta nga fillimi i ndeshjes (11’) dhe Andrea Pirlo heshti kritikët me një gjuajtje të lirë mjeshtërore duke e dërguar topin në rrjet.
Një pritje me dorë të Leandro Castan në zonë, arbitri e ndëshkoi me penalti, të cilën e konvertoi në gol Arturo Vidal (16’).
Mesfushori Vidal dërgoi një pasim të bukur në drejtim të Alessandro Matrit, ndërsa sulmuesi italian realizoi golin e tretë të Bianconerëve (19’).
Vendasit kanë mundur të shënojnë më shumë gola në pjesën e parë, pasi që përveç rasteve, ata dy herë e goditën transversalen përmes Marchisios dhe Vucinicit.

Në gjysmën e dytë ra tempi i lojës, ndërkohë që Roma përpiqej të ndërtonte ndonjë aksion.
Falë angazhimit të tyre, Giallorossët fituan një penalti. Pablo Osvaldo ishte i saktë nga pika e bardhë (69’) për të shënuar golin që rezultoi i nderit për mysafirët.
Pas golit të pësuar, bardhezinjtë rikthyen ofensivën, mirëpo nuk u treguan të saktë, përveç një goli të shënuar nga Bonucci në pozitë jashtë loje.
Dhe ndërkohë që Roma po përpiqej të bënte diçka derisa po afrohej fundi, Andrea Barzagli bëri një dalje të mrekullueshme nga mbrojtja dhe pasoi te Sebastian Giovinco, i cili e vendosi rezultatin përfundimtar (90’).
Juventusi është në krye të tabelës së Serie A, me tri pikë më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Tuna ironizon me paparacët
Tuna ka ironizuar me fotografët kosovarë, duke u thënë me anë të rrjetit social Twitter se ajo do t’ua blejë atyre nga një kamerë më të shtrenjt me rezolucion më të lartë, pasi fotot e jetës së saj private s’janë të kualitetit të lartë.
Tuna e cila ishte fotografuar në shoqëri të reperit Cozman, ka reaguar me ironi, pasi këto fotografi nuk ishin aq të pastërta dhe ngritën një varg polemikash nëpër mediat kosovare për jetën private të bjondes seksi.
“Këtyre paparacëve sapo të komponuar po mendoj t’ua blej nga një kamerë me rezolucion më të lartë, që në raste tjera të më fotografojnë më detajisht”, ka theksuar Tuna.
Tuna së fundmi bëri xhiro nëpër mediat kosovare edhe me një video, ku ajo shihet duke prekur ‘zogëzën’ në një koncert në Gjilan.

Vali Corleone, absolut i pa përmbajtshëm! (Video)
Valentino Corleone. Sigurisht, e njihni këtë emër shumë mirë. Superylli shqiptar nga Gjilani, i cili është bërë i famshëm për mënyrën e jetës dhe lidhjet e shumta, ka goditur përsëri, kësaj radhe në emisionin Zonë e Lirë.
Vali është paraqitur në Klan gjatë mbrëmjes të së premtës, ku arriti kulmin e shikueshmërisë, e cila do të jetë e pa përsëritshme për një kohë të gjatë.
Kjo për arsye se pohimet që Vali bëri në emisionin e Arian Çanit ishin sa skandaloze aq edhe të drejtpërdrejta dhe të fuqishme.
“E kam telefonuar Tunën dhe kam kërkuar të dal me të. Ajo u ankua pse e kam thirrur natën vonë dhe më tha të mos e shqetësoj. Sidoqoftë, unë i thash se nëse dua ngjitem në skenë, e kap për flokë dhe bëj seks me të”, theksoi Vali gjatë bisedës me Çanin, i shoqëruar prapa tij dhe nga dy prej 29 trurprojeve të tij.
Pos tjerash, Vali konfirmoi se edhe ka luftuar në radhët e UÇPMB-së, ndërsa nuk munguan as detajet tjera për të cilat ai foli me sharmin e tij mbi pasurinë, jetën luksoze dhe lidhjet me femrat.
Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:
Hedhje nga 380 metra lartësi
Një takim për të gjithë parashutistët nga të gjithë vendet e botës për tu hedhur nga kulla më e lartë e Kuala Lumpur.
Pjesëmarrësit e garës në kryeqytetin e Malajzisë u hodhën me kokë poshtë nga një lartësi prej 380 metrash duke krijuar një spektakël të pazakontë.

Lidhja me person të gabuar
Të jesh në bashkëshortësi me plot mirëkuptim reciprok, dashuri dhe respekt, është gjë e shkëlqyer. Mjerisht, nuk janë të gjitha lidhjet të tilla.
Shpesh në një lidhje dashurie hyjmë për arsye të gabuara, me shpresën se kjo do të përmirësojë ndonjë pjesë të jetës sonë. Sikur nuk e dimë se lidhja vetvetiu këtë nuk mund ta rregullojë, as ta përmirësojë.
Pasojat e një vendimi të tillë manifestohen me zënka të shpeshta dhe ndarje të partnerëve, por edhe me falje dhe pajtime me çdo kusht. Marrëdhëniet e tilla nxehtë-ftohtë, psikologët i quajnë lidhje jo-jo. Koha e lidhjes pasqyron situatën në të cilën partnerët vazhdimisht grinden dhe ndahen, dhe pas një kohe pajtohen dhe përsëri e fyejnë njëri-tjetrin. Lidhjet e tilla në kuptimin emotiv janë shumë të rënda dhe të mundimshme, thonë psikologët. Edhe pse shumica në lidhje të tilla shohin elemente të caktuara të romantikës, marrëdhënia e tillë ka çmimin e vet emocional.
Personat nga këto lidhje mund t'i zgjidhin konfliktet duke i futur problemet nën rrogoz. Ata janë mjaft kritikë, të prirë për agresivitet verbal dhe nuk kanë pjekuri të mjaftueshme që nga lidhja e tyre të krijojnë diçka cilësore. Përveç kësaj, dinamika e lidhjeve të këtilla nënkupton edhe rënien e vetëbesimit, dyshimit, depresionin dhe anksiozitetin.
Frika nga vetmia nuk është arsye për martesë
Pse shumë çifte, pavarësisht një gjendjeje të këtillë, edhe më tej jetojnë në një kaos, ndonëse i kanë të qarta të gjitha pengesat në sjelljet e këtilla? Njerëzit vështirë e ndërpresin lidhjen. Ndonëse janë të bindur se kanë harxhuar mjaft emocione, mundim dhe kohë, megjithatë shpresojnë se dashuria e tyre do të mbijetojë.
Ndonëse në thellësi të vetvetes e dinë se lidhja është e keqe, shumica nuk kanë guxim të mjaftueshëm të ballafaqohen vetminë e cila pason pas divorcit, kështu që pajtimi u duket si zgjidhje më e mirë.
Lidhja me këdo, nuk është hiç më e mirë nga ajo e të mosqenit fare në lidhje me askënd. Mund të ndiheni i/e rezervuar edhe nëse jeni vetëm, por njësoj ndiheni, mbas edhe më keq, edhe nëse jeni në lidhje me person të gabuar.

Problemi te çiftet e tilla qëndron në refuzimin për të gjykuar në këtë mënyrë kështu që kurrë nuk i zgjidhin problemet e tyre, ngase në mënyrë panike i frikohen vetmisë. Nëse partnerët kanë fëmijë, marrëdhënia komplikohet akoma më shumë. Fëmijët, zakonisht bëhen argument për të qëndruar në bashkësi martesore, ndërsa partnerët besojnë se dashuria ndaj fëmijëve do t’i afrojë. Ky qëndrim është plotësisht i gabuar!
Rrezikut më të madh i nënshtrohen “optimistët e përhershëm”, të cilët mendojnë se me kalimin e kohës do të kenë sukses që ta ndryshojnë partnerin dhe t’i përshtatin shijes së vetvetes. Natyrisht nuk pi ujë, sepse, zakonisht, ana tjetër nuk dëshiron të ndryshojë.
Si të dilet nga rrethi i mbyllur
Pranojani vetes se jeni në një lidhje të gabuar! Pajtimi i parë deri diku është i kuptueshëm, madje edhe i dyti, por herën e tretë duhet të ballafaqoheni me realitetin: thjesht, ju nuk jeni për njëri-tjetrin! Ndërpriteni çdo kontakt. Mos pandehni se mund të mbeteni vetëm miq. Kjo është humbje e kohës. Shumica mendojnë se gjërat eventualisht mund të ndryshojnë nëse vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin. Mirëpo kjo gati asnjëherë nuk funksionon.
- Bëhuni të sinqertë dhe mos mbillni kurrfarë shprese te vetja ose te të tjerët. Nëse mendoni se nuk mund të luftoni vetë me këto probleme, atëherë kërkoni ndihmën e këshilltarit ose të psikologut.
Çfarë është lumturia
Besoj bini dakord që një përgjigje e menjëhershme e gjithëpërfshirëse për këtë pyetje nuk do të ishte e lehtë. Kjo pasi çdokush i aftë për të gjykuar, ka një mënyrë të vetën peshimi e interpretimi të lumturisë, që ndikohet si nga niveli i mprehtësisë së mendimit, sikurse edhe nga përvojat jetësore.
Jorida Rustemi
Magjistër në Psikologji Klinike dhe Këshillim
Magjistër në Psikologji Klinike dhe Këshillim
Personalisht, në formë të thjeshtuar, lumturinë do ta konceptoja si një formë guximi për ta lënë vetën të lirë për të jetuar e përjetuar. Tashmë besoj e keni të pranuar idenë se mënyra si gjykojmë ka ndikim në sjelljet tona. Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive. Zgjidhja është te ju ...
Autorët e psikologjisë pozitive, ata që studiojnë personat e lumtur, thonë se kanë analizuar sjelljet e tyre për t'i bërë ato të kuptueshme dhe nga të tjerët. Le të hedhim një vështrim mbi dijet shkencore që zotërojmë në nivel shkencor mbi lumturinë.

1. Lumturia ekziston dhe është e matshme
Studimet tregojnë se 90% e francezëve, 50% e anglezëve, dhe 42% e amerikanëve, deklarojnë se janë të lumtur për jetën që bëjnë. Përveç këtyre statistikave mund të thuhet se edhe shkenca e pohon që lumturia ekziston. Studimet më të fundit shkencore kanë vërtetuar hipotezën se emocionet pozitive përkthehen në një rritje të aktivitetit neutral në lobin prefrontal të majtë, (pjesa përkatëse e kores së trurit nën anën e majtë të ballit), gjë kjo lehtësisht e matshme përmes instrumenteve përkatëse.
Lumturia, ose të paktën ideja e lumturisë, është e domosdoshme për të jetuar. Kur jetohet një moment i bukur, ritmi kardiak zvogëlohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar përmirësohen. Kush është i lumtur ka më shumë imunitet ndaj sëmundjeve. Lumturia pra është një impuls jetësor, që na bën mirë e na motivon për të bërë përpara.

2. Nuk është e standardizuar
Një lajm tjetër i mirë është se lumturia nuk pyet për moshën, gjininë, pamjen, paratë, nivelin e inteligjencës apo arsimin. Të gjithë njohim raste të kronikës që na thonë se personazh e shumë të njohur dhe të realizuar kalojnë në vetëvrasje, bëhen viktima të drogës dhe varësive të ndryshme. Ndërkohë që ka plotë të tjerë që fatkeqësitë i kanë ndihmuar të bëhen më të ndërgjegjshëm për çfarë gëzojnë.
3. A mund të parashikohet?
Vështirë se mund të ndodhë, e kjo për një arsye të thjeshtë. Kur mendojmë rreth lumturisë imagjinojmë të ardhmen bazuar në të shkuarën. Por kujtesa në këtë rast na mashtron disi...Ashtu si dashuria, karriera dhe çdo gjë tjetër në jetë edhe lumturia është çështje metode, rregulli i parë i së cilës është të shmangësh kurthin e dëshirave të pamundura.

4. Gjendet në lidhje me të tjerët
Lidhjet njerëzore dhe sasia e kohës që kalohet me miqtë dhe familjarët janë treguesit më të mëdhenj të lumturisë. Ndërsa vetmia afektive është burimi më i madh i palumturisë. Kur janë të lumtur, njerëzit kanë dëshirë të flasin, të rrinë me të tjerët, të kultivojnë dashuri. Dhe aspak për çudi, ndjesia më e lumtur, "orgazma trunore", nuk është e lidhur me seksin, por me "të ndjerit i dashur e i respektuar".

5. Kërkohet përpjekje
Lumturia është një sfidë, kërkon përpjekje dhe ka ligjet e saj të forta: të duash shumë veten, të dëgjosh, të respektosh, të jesh pranues e jogjykues ndaj të tjerëve. Personat që e pranojnë veten ashtu siç janë, edhe kur janë të predispozuar për të ndryshuar, janë më të lumtur. Në fund të fundit lumturia nuk vjen vetiu: disa e ndjekin, ndërsa disa të tjerë e krijojnë.
Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive. Zgjidhja është te ju...

Subscribe to:
Posts (Atom)