Saturday, September 29, 2012

Veshjet më të bukura të të gjitha kohëve të çmimeve “Emmy”

Sa herë që vjen radha për ndarjen e çmimeve prestigjioze “Emmy”, një vëmendje
e madhe u kushtohet edhe veshjeve të të famshmeve.
Ja cilat veshje konsiderohen si më të bukurat e të gjitha kohërave, gjatë këtij evenimenti.

Pasi që u bë e ditur se vuante nga kanceri i gjirit dhe pas heqjes së të
dy gjinjve në vitin 2008, aktorja e filmit “Samantha Who?” Christina Applegate
ishte parë duke ecur mbi tepihun e kuq me një fustan të mrekullueshëm “Reem Acra”.

Ylli i serisë “Ugly Betty”, America Ferrera, demonstroi vijat e trupit të saj në vitin 2007,
derisa kishte veshur një fustan “Monique Lhuillier”. Me këtë rast, Ferrera kishte përdorur stoli
“Lorraine Schwartz”.

Për paraqitjen e saj të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy”,
në vitin 2008 aktorja e filmit “Lipstick Jungle”, Brooke Shields, kishte zgjedhur
një fustan 'Badgley Mischka”, të cilin e kishte shoqëruar me stoli “Fred Leighton.

Aktorja e filmit “Butter”, Olivia Wilde, kishte bërë përshtypje të madhe me fustanin e saj
“Marchesan” me stolitë “Kwiat” dhe me këpucët “Jimmy Choo” në ceremoninë e ndarjes
së çmimeve “Emmy” të vitit 2009.

No comments:

Post a Comment