Barcelona ka arritur të nxjerrë pikë të plota në sfidën e vështirë si mysafir i Sevillas duke e përmbysur rezultatin në minutat e fundit të takimit. Ndeshja e zhvilluar në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan përfundoi me rezultat 3-2 në favor të Blaugranëve.
Andaluzianët u treguan efektivë në gjysmën e parë, duke shënuar një gol dhe duke e mbajtur të paprekur portën e tyre.

Ishte Piotr Trochowski futbollisti që u regjistrua i pari në listën e golashënuesve (25’).
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit goditën sërish. Negredo pranoi një top nga Gary Medel për ta dyfishuar epërsinë (48’).
Mesfushori që po përjeton vështirësi këtë sezon, Cesc Fabregas, ngushtoi epërsinë për të rihapur ndeshjen (53’).
.jpg)
Përjashtimi i Gary Medel me karton të kuq (72’), ua lehtësoi punën katalunasve.
Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, pas asistimit të Leo Messi, Cesc Fabregas realizoi golin e dytë personal dhe e barazoi rezultatin (89’).
.jpg)
Heroi i Blaugranëve rezultoi David Villa, i cili e shënoi golin e fitores në minutat shtesë (90’+3). Asisti ishte i Messit.
Barcelona vazhdon me rekord fitoresh dhe pas gjashtë ndeshjesh ka arkëtuar maksimumin prej 18 pikësh.
No comments:
Post a Comment