Sunday, September 30, 2012

Arnoldi, aferë edhe me ish-gruan e Stallones

Arnold Schwarzenegger ka pranuar se ka pasur një aferë me Brigitte Nielsen, para se ajo të martohej me Sylvester Stallone.
Aktori i filmave aksion ka thënë se e kishte tradhtuar, tashmë ish-gruan e tij Maria Shriver, edhe me aktoren daneze e cila më pas u bë gruaja e mikut të tij, Stallone.
Lajmin e ka transmetuar TMZ duke u thirrur në autobiografinë e re që thuhet se ka shkruar Schwarzenegger.
Ai ka shkruar se ishte bërë i afërt me Brigitte gjatë kohës kur po e xhironin filmin “Red Sonja” në vitin 1985, ndërsa po të njëjtin vit ajo u martua me Stallonen.

No comments:

Post a Comment