Monday, October 1, 2012

Lady Gaga refuzon Madonnan

Menaxheri i Lady Gagas, Vincent Herbert, ka bërë të ditur se është kontaktuar nga menaxheri i Madonnas, i cili ka kërkuar që krijuesja e hitit “Poker Face” të këndonte në një koncert të sajin, por Gaga ka refuzuar.
Mbretëresha e muzikës pop e kishte ftuar kolegen e saj të re që t’i bashkohej në skenë gjatë një koncerti në New York, mirëpo ajo e ka refuzuar ofertën.
Siç transmeton The Sun, arsyetimi ka qenë se Gaga ishte shumë e zënë me turneun e saj, “Born This Way Ball”. 
Lady Gaga, Foto: Contact Music

No comments:

Post a Comment